Abdixhiku: LDK-ja s’merr pjesë në dialog

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë së partia e tij nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, shkruan Insajderi.Ai ka thënë se Qeveria Kurti është totalisht e papërgatitur sa i përket dialogut dhe se LDK do t’i kërkojë çdo herë raportim në Kuvend.“I kam bërë të qartë kryeministrit e juve se LDK nuk merr pjesë në dialog. Si LDK do të kërkojmë raportim me Kuvend për dialogun, besoj që kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Kjo Qeveri është totalisht e papërgatitur për të marr pjesë në dialog”, ka deklaruar Abdixhiku për ‘EO’.Sipas tij, Qeveria e Kosovës në të gjithë sektorët “është duke keqmenaxhuar”.“Politika e shëndetësisë do të duhej të ishte më tepër se pandemia, e spitaleve të reja. Politika e infrastrukturës do të duhej të ishte diçka përtej asfaltit”, ka shtuar ai./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *