Abdixhiku: Nagavci shkeli Kushtetutën, demokracia vdes kur pushteti e shkel atë dhe interpreton vendimet e Kushtetueses

                                    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kushtetuta është shkelur nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe se demokracia vdes kur pushteti i shkel, analizon dhe interpreton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, tha Abdixhiku në një bashkëbisedim me studentët në Fakultetin Filozofik, thuhet në njoftimin e LDK-së.Ai ka thënë se po krijohet një precedent i mosmarrjes së përgjegjësisë për shkelje të Kushtetutës si dhe i interpretimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me gjuhë politike nga ana e pushtetit.Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se e ka pasur obligim kushtetues, profesional e moral, që të merrte vendim për të kthyer në shkolla nxënësit e fshatrave të Kamenicës, që refuzonin të ndërronin shkollat për shkak të reformës së nisur nga ish-kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.MASHTI-i pas vendimit të Kushtetueses për reformën në Kamenicë: Aktgjykimi përbën vlerësim të kufizuarGjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e MASHT-it duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie e se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale. Kastrati kishte nisur reformë në arsim duke mbyllur disa shkolla për shkak të numrit të vogël të nxënësve e nxënësit duke i bartur në objekte të tjera. Pas kundërshtimeve të banorëve, Nagavci pati marrë vendim për organizim të mësimit alternativ në objektet e shkollave në Kamenicë. Vendimi i saj u rrëzua nga Kushtetuesja.Komuna e Kamenicës fiton rastin përballë MASHTI-t në Kushtetuese, lidhur me reformën në arsim