Adelina: Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë – ai e bën për bukë e ju për inat

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Ajo tash e sa kohë po i mungon publikut me prezencën e saj në ekran, mirëpo gjithsesi Ismaili ka gjetur mënyrën që të jetë pranë atyre që e duan përmes fotografive apo videove të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.Por jo të pakta janë rastet kur diva e muzikës shpreh edhe qëndrimet e saj lidhur me ndonjë çështje të caktuar. Së fundmi, Adelina ka publikuar një shkrim në InstaStory, me anë të së cilit iu është drejtuar fëmijëve të familjeve të pasura.Ajo është shprehur se ata nuk do të munden kurrë që ta kuptojnë zemrën e një njeriu të varfër. “Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë – ai e bën për bukë e ju për inat”, ka shkruar Ismaili në InstraStory. Nuk dihet nëse ky status ishte thumb për dikë në veçanti, megjithatë duket se këngëtarja e njohur është vënë përballë një realiteti të hidhur në përditshmëri, që e kanë çuar edhe deri në këtë reagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *