Ademi i ri e Hamza i ri festojnë ndërrimin e motmoteve në “Odën e Jasharëve” në Prekaz
Ashtu si çdo fundvit, edhe kësaj radhe, ka marr vëmendja festa e Jasharëve në Prekaz.
Ademi i ri e Hamza i ri, në krahët e familjarëve të ngushtë, kanë pritur ndërrimin e motmoteve.
Fotografi nga ky moment publikoi Besarta, e bija e Hamzës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besara s’e mohoi lumturinë e qëndrimit pranë pasardhësve të babait e xhaxhait të saj, që në fakt edhe i kanë trashëguar emrat e këtyre të fundit.
E LUMTUR
Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin.
REFLEKSION
Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…
Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…
Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.
POROSI
Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona.
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari