Aderimet e reja në PDK-shpresë për Kosovën
Publikimi i programit #Rimëkëmbje të PDK-së, që në fakt është oferta e vetme serioze për zgjedhjet e 14 shkurtit nga partitë politike, për shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët deri dje nuk kanë qenë pjesë e PDK-së kanë vendosur që ta përkrahin me votën e tyre PDK-në. Kështu siç jemi dëshmitarë këto ditë të fushatës parazgjedhore, në PDK kanë aderuar me qindra përkrahës të rinj në PDK në gjithë Kosovën, përfshi këtu edhe intelektual të profileve të ndryshme. Vetëm në Degën e PDK-së në Prizren, duke përfshi këtu edhe nëndegët, deri më tash janë bërë rreth 200 aderime të reja.
Në vazhdën e aderimeve të reja dje më 1 shkurt 2021, në nëndegën e Qëndresës në prani të të gjithë kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj – Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Veton Firzi, Kastriot Krasniqi dhe Alban Bislimaj. I pranishëm në këtë tubim parazgjedhor ishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor z. Shaqir Totaj, ku kanë aderuar 60 të rinj në PDK. Disa të rinj që aderuan mbrëmë në PDK deri në zgjedhjet e fundit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendoje dhe të Nismës. Arsyetimi i tyre për aderimin në PDK ishte se PDK-ja është e vetmja parti, e cila angazhohet për Kosovën me program për të gjitha kategoritë. Pas një varg organizimesh nëpër fshatra si të Hasit dhe lokalitete tjera , mbrëmë kandidatët e PDK për Parlament prirë nga kryetari i degës Shaqir Totaj, në fshatin Randobravë kanë ndarë libreza për mbi 50 të rinj të këtij fshati që aderuan në PDK, Me këtë rast kryetari i degës Shaqir Totaj tha se ‘’sot kemi pasur një agjendë të ngjeshur takimesh , por kjo e Randobravës është kulmore ,sepse këtu nga sot aderuan mbi 50 të rinj në PDK kështu duke thyer edhe mitin se të rinjtë i përkasin vetëm një subjekti politik apo vetëm LVV,tha ai.
Kurse të rinjtë këtij fshati si Shala e Ferati, i pari afaristë e i dyti bir dëshmori me këtë rast u shprehën se ata janë për PDK ,ngase ne mendojmë se pos PDK -së të tjeret po na anashkalojnë, Ata thanë se vetëm me PDK mendojmë se mund të kemi kushte më të mira në fshatin tonë.
Derisa kandidatët; Kujtim Gashi, Nezir Çoçaj,Kadri Kryeziu, Luljeta Gutaj, Gresa Baraliu, Kastriot Krasniqi, e Bislimaj, i uruan këta të rinj që së shpejti ata të jenë në radhë për Paralementin e ardhshëm ,sepse rinia është e ardhmja e Kosovës thanë kandidatët në Randobravë/
Kryetari i Shtabit z. Totaj duke i prezantuar kandidatët për deputetë, ka theksuar se oferta e PDK-së është oferta më e mirë e mundshme, sepse në listën tonë ka specialistë të të gjitha fushave. Ndërsa kandidatët për deputetë, kanë shfletuar pjesë nga programi zgjedhor i PDK-së duke u ndalur me theks të veçantë për bujqësinë si fushë e interesit për banorët e fshatrave të Përdrinisë dhe për të rinjtë. Andaj, është koha dhe momenti i duhur për t’u rreshtuar në partinë e duhur, për qëllimin e duhur për rritjen e pagave në çdo sektor, për investime dhe punësime, për integrimin e vendit në organizmat ndërkombëtarë dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ashtu siç ka emër Liria e Kosovës – UÇK-në, ashtu edhe ardhmëria e Kosovës e ka emër PDK-në, kanë theksuar në fjalimet e tyre kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së së Prizrenit.
Ndërsa në ditët në vazhdim gjatë ditëve të fushatës zgjedhore në kuadër të angazhimeve të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, do të aderojnë edhe disa dhjetëra të rinj studentë, kryesisht studentë të zhgënjyer nga subjektet tjera, që i kanë afruar më parë përmes frymës demagogjike.
Zyra për informim e PDK-së