Afrim Tejeci,kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit nga AKR-ja

0

                          Dega e Prizrenit ALEANCES KOSOVA E RE (AKR-es) propozon Z. AFRIM TEJECIN kandidat për Kryetar të Prizrenit. Në vazhdën e aktiviteteve për përgatitjen për zgjedhjet lokale që na presin, dega e Prizrenit e Aleancës Kosova e Re(AKR), mbajti një takim punues me kryesinë e saj nën drejtimin e UD të Kryetarit të degës Z. Shpend Shuku. Në këtë takim njëzëri u përkrah kandidatura e aderuesit në AKR Z Afrim Tejeci Kryetar i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtareve të Prizrenit, për Kryetar të qytetit historik të Prizrenit. Duke u bazuar në kontributin e tij si ndërmarrës dhe veprimtarë, Afrim Tejeci është personaliteti më adekuat për pozitën e të parit të qytetit historik. Prizreni ka nevojë për menaxher dhe vizionar, për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara dhe ato të përditshmet e qytetit dhe te qytetarëve. Afrimi me programin e tij do të krijoj kushte për ardhjen e sa mē shumë investimeve nga jashtë, për ta ngritur Prizrenin në nivel të qyteteve të shteteve evropiane. Afrimi do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Presidentit të AKR-ës, njëherit edhe biznesmenit dhe humanistit më të njohur Shqiptar./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *