AFTËSIA NË GJYKIM DALLON – Shkruan:Lule Alidema, psikologe klinike

0

             Aftësitë e njerzve janë të ndryshme! Fatmirsisht ndoshta që egziston kjo ndryshueshmëri, sepse në bazë të aftësive të secilit zotërohen profesione të ndryshme, sigurisht për të përbërë të tërën, për një mirfunksionim ndaj kërkesave jetësore që i duhen njeriut!

Krahas aftësisë përcillen edhe disa veti të personalitetit të cilat mundësojnë adaptimin në profesionin e jetesën e secilit, psh. pëlqimi, përshtatja, adaptimi, dëshira, durimi, toleranca, etj.

Dikush psh, ka aftësinë të priret drejt shkencës, që ndoshta për tjetrin do të ishte krejtësisht e pamundur, apo psh, jo gjithë mund të janë artist, d.m.th. këtu në këtë rast qëndron ajo e ndryshueshmja e aftësive njerëzore.

Sigurisht se aftësia e njeriut pavarësisht se nuk është e shprehur, apo e rezultuar me arritje, ajo mund të egzistoj.

Ështe e mundur se dikush mund të ketë aftësi superiore po të mos ketë arritë në nivel ngritje intelektuale, karrierë, aspekt material etj, për arësye të ndryshme.

Ky dallim aftësish mund të haset edhe në mënyrën qoftë e një të gjykuari.

Jo gjithë kanë aftësinë të gjykojnë drejtë dhe saktë.

Prandaj shpeshherë gjykimi i drejtë, i qëlluar shpesh “mund të ngritë pluhur” aty ku thuhet!

Sado që të jetë e vërtetë, e qëlluar ka raste që nuk pranohet, madje shtrembërohet, hiperbolizohet etj.

Disa herë për një gjykim mund të thuhet ndryshe, nga individ të ndryshëm, normale se ose nuk kanë aftësinë të kuptojnë drejt, po edhe e kuptojnë nuk duan të pranojnë, ose me raste nuk ju lëvërdisë t’a pranojnë.

Shpesh interesat dijnë të na dërgojnë edhe aty ku nuk duhej fare, por ja që interesi është sjellje e mësuar, dhe shumë e praktikuar disa herë nga nevoja, herë tjera nga pangopësia e shumë arësye tjera…

Fatkeqësisht shpesh edhe po u kuptua drejt nga pala tjetër kundërshtohet.

Pse? Sepse njerëzit shpesh janë të prirur nga egoizmi i tepruar, xhelozia dhe se veshtirë pranojnë.

Mbiuni i tyre nuk lejon , egoja e tyre nuk pranon që tjetri të jetë më i saktë se vet ai, që për pasojë lindin kundërshtimet, konfliktet, tërheqjet etj.

Vërtetë dyshoj se është gabim i madh të mos pranohet kur mendimi fjala tij/ saj rezulton të jetë e qëlluar edhe pse dallojmë se ai ose ajo është me i/ e aftë se ne, gjithësesi duhet pranuar!

Individët me aftësi të të gjykuarit drejtë shpesh penalizohen nga rrethi ku jetojnë, zakonishit siç cekëm nuk pranohen nga personat me egocentrizëm dhe xhelozi të lartë.

Kjo aftësi e të gjykuarit e përbënë diferencën në shumë aspekte në jetë.

Disa herë mund të shifen edhe si pengesë në marrjen e shumë vendimeve, gjë që dyshoj se është e gabueshme!

Mospranimi i gjykimit të drejtë ju prinë shumë gabimeve, duke filluar nga familja, shoqëria etj.

Nuk duhet shifet as si konkurencë ndaj nesh, as si nënqmim për ne, por të pranohet dhe të shfrytëzohet në të mirë ai gjykim poqëse është i qëlluar!

Individët që kanë aftësinë e të gjykuarit drejt përveq se shumë herë nuk u pranohet mendimi/ gjykimi ata kanë vështërsi në mesin e njerëzve, sepse njerëzit i ikin qendrimit me ta.

Këtë e bejnë nga paaftësia e pranimit se tjetri është me i saktë dhe më i drejtë në gjykime,(shmangia, mekanizëm mbrojtës i egos).

Kur jemi para një debati ku kërkohet gjykim për të vendos diqka, ose pavarësisht bisedë e sipër, sigurisht se alternativa të ndryshme mund të ketë por vetëm një mund të jetë gjykim mëse i vertetë, andaj pranoje, pavarësisht cili tha…

Me raste bën të mos pranohet gjykimi drejtë ateherë kur rrezikohet, acarohet, apo lidhet me ndonjë qëllim në të mirë të situatës.

Në disa raste edhe gënjeshtra mund të jetë pozitive.

Shpesh personi që gjykon drejt mund të bie në konfuzion me veten, pse thash, nuk thash për të lënduar, nuk kisha qëllim të keq, në një formë nga reagimi dhe papranueshmëria e rrethit bëjnë që njeriu qoftë edhe me gjykimin më të drejtë të jetë mund të ndihet keq me veten për atë që tha, e bëri!

Këshilla ime: pranojeni se aftësitë dallojnë!

Pse tjetri ka aftësi më tepër se ne, nuk do të thotë se ai thotë e bënë kundër nesh.

Ai thotë atë që i thotë mendja/ aftësia e tij.

Shfrytëzojeni në të mirë, pranojeni me pozitivitet, mëso nga ai sepse jeta ndërtohet mbi të mësuarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *