Agim Aliu zgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

                     I pari Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.Aliu ka marrë mandatin 4-vjeçar, me shumicë votash, në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës i mbajtur të martën.Anëtarë të Bordit janë zgjedhur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti dhe Dragan Petkoviq, kryetar i Komunës së Parteshit.  “Po ashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022. Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim e AKK-së.