Agjencia Evropiane e Barnave: Javën e ardshme merret vendimi për dozën e tretë të Pfizer

0

                                                Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka filluar vlerësimin e aplikimit të dozës përforcuese të vaksinës “Pfizer”, përcjell Insajderi.com.Përmes faqes zyrtare, EMA ka bërë të ditur se kjo dozë të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë te personat mbi 16-vjeç. “Dozat përforcuese u jepen njerëzve të vaksinuar (dmth njerëzve që kanë përfunduar vaksinimin parësor) për të rikthyer mbrojtjen pasi të ketë rënë”, thotë ndër tjerash EMA, raporton A2 News.Vlerësimi do të bëhet në bazë të të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike dhe që rezultati pritet të dalë brenda javës së ardhshme. Ndër informacionet e siguruara nga Pfizer-BioNTech, për shqyrtimin e Komitetit për Mjekimet Njerëzore të EMA-s, janë edhe rezultatet e një studimi klinik të vazhdueshëm,sipas të cilit, rreth 300 të rritur me sistem imunitar të shëndetshëm, morën një dozë përforcuese rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *