Agjencia Evropiane e Barnave lejon një kombinimin tjetër të barnave kundër COVID-19
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se kombinimi i barnave nga kompania Eli Lilly mund të përdoret për trajtimin kundër COVID-19 në pacientët që nuk kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit dhe që janë në rrezik të lartë të kalojnë në një sëmundje serioze.Rekomandimi tani mund të përdoret si një udhëzues në disa vende evropiane për përdorimin e mundshëm të kombinimit të Bamlanivimab dhe Etesevimab, përpara se të merret miratimi më i gjerë, deklaroi EMA, raporton Reuters.Barnat i përkasin një klase të barnave të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët prodhohen në mënyrë sintetike të proteinave që luftojnë infeksionin dhe të cilat trupi i njeriut i prodhon natyrshëm.EMA deklaroi se ndërsa rezultatet tregojnë se kombinimi i barnave zvogëloi sasinë e virusit të pranishëm në pjesën e prapme të hundës dhe fytit, ekziston një farë pasigurie në lidhje me përfitimet e përdorimit vetëm të Bamlanivimab.Sidoqoftë, EMA nuk përjashtoi mono-terapinë si një mundësi të mundshme.