Agjenda shtetërore e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”
Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, këtë vit do të shënohet më ndryshe se herëve të tjera, shkaku i pandemisë COVID-19.Qeveria ka pakualifikuar një varë të aktiviteteve për 5,6 dhe 7 mars, shkruan Arbresh.info. Këto janë të gjitha aktivitetet që do të shënohen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
PROGRAMI
5 Mars
Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës
09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë
6 Mars
09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz
11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj
12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë
17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë
7 Mars
Turnir në shigjetari, Skenderaj
11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj
17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale