AGK: Gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe atë Etik gjatë punës së tyre
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u ka bërë thirrje gazetarëve që të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.Ky reagim i AGK-së vjen pas disa audio-incizimeve të publikuara në media.AGK thekson se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.
Reagimi i plotë:
AGK-ja qëndron për respektim të Kodit Etik të MediaveNë dritë të zhvillimeve të fundit, Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi.