“Ahhh sa e marre qe jam” !!!
—————————————-
**… nuk dua te gdhihet –
– nuk dua te shoh ditën
– dua te shohë nate, ne enderren qe isha , nuk doja te mbaronte , doja te ishte me e gjate !
Dielli ne dritare rrezet i dërgoi
ohhh, nga ajo ëndërr e bukur pa dashje me zgjoi !
Me sy dhe me duar rrezet trazoj – te kërkoj Ty, ahhh, sa te kërkoj !
Dola nga shtëpia, ashtu… si e dehur, nje fustan te holle vec kisha veshur !
Bisedova me veten,
ku do te gjej vall ?! –
… shkova pranë Detit, te pyes flladin e tij , ndoshta te ka pare ,
apo haber do me jap, ndonjë zog shtegtar ? !
Ahhh, sa e marre jam, sa e marre !
Me rerën e lagur dhe me dallgët e vogla nisa te luaj, ato shkojnë e vine, por, mendimet e mia veç tek Ty rrinë !
Ju lutem dallgëve
– te bëhen cunam, te hyjne brenda Teje
te shndërrohen ne termet , gjumin te te prishin mos te flesh i qete !
Tani ku te shkoj
– Ku te kërkoj vall ?!
-Do shkoj ne shtëpi, do pi dhe një gote tjeter vere dhe se eshte vape se kam për qeder ,
gjumi te me zëre, te jem ne ate ëndërr ,
ahhh…
te jem dhe një here **….
Ehhh , me doli , te pash ne ëndërr ,
mua me do për shpirtin
ate e do per zemër !
Sa e keqe qe jam !
-Dua te duash vetëm mua dhe une vetëm Ty
– te betohem , te përgjërohem ahhh, për këta dy sy !
Kështu te kam thene, nëse e mban mëndë !
Nga Antigoni Prifti