Ai i cili është mosmirnjohës është, njeriu më i ulët dhe nga ai pritet gjithçka; Shkruan; Gjeneral Selim KRASNIQI

Eshte e çuditshme dhe skajsmërisht absurde te lexosh e dëgjosh se si një shtresë e caktuar e shoqërisë sonë tregohet kaq mosmirnjohëse ndaj vlerave dhe të mirave që shoqëria e kombi ynë ka arritur!

Mosmirnjohës ndaj vuajtjeve, dhimbjeve, sakrificave e gjakut të derdhur për liri, nga shumë luftëtarë e luftëtare të UÇK-vës!

Mosmirnjohës e përbuzës ndaj kontributit, perpjekjeve për të na njohur të drejtën, ndihmës dhe përkrahjes së palëkundur të miqve tanë Amerikanë!

Mosmirnjohës e bukëshkalë ndaj gjithē vendeve të NATO-s dhe intervenimit vendimtarë dhe ndihmës dhënē nga ajri për UÇK-vës dhe popullit tonë në përgjithësi!

Mosmirnjohës edhe ndaj gjithë atyre vendeve që na kanë njohur dhe ndihmuar në ç’do aspekt e në shumë fusha të jetës per të cilat ne kemi patur dhe kemi nevojë!

Eshtë thënë herët nga të moshuarit, njerëzit e mençur, se ai i cili është mosmirnjohës është njeriu më i ulët dhe nga ai pritet gjithçka, pra të gënjejë, të mashtroj, të tradhëtoj e ç’ka jo t’jetër!

Mos o njerëz, mos u tregoni mosmirnjohës dhe përbuzës, se do ktheheni e t’i kërkoni ato ndere e ato vlera pa të cilat një shoqëri e ka të pamundur tē jetoj!

Ne rast se ne përbuzim e shkelim vlerat tona, sakrificën dhe vuajtjet e popullit tonë, mundin dhe gjakun e derdhur për liri të mijëra djemve e vajzave, burrave e grave që u flijuan për liri, atëherë duhet ta pyesim veten se kush jemi ne?!

Tregohuni mirnjohës, të mençur e vigjilent për kohën dhe situatën nëpër të cilën po kalojmë ne dhe gjithë bota mbarë!

Lini inatet, poshtërsit, gënjeshtrat e mashtrimet, kthejuni vlerave, bashkohuni dhe filloni e mendoni më kthjellët dhe për të mirën dhe interesat tona të përgjithshme e kombëtare sepse po vijnë kohë të vështira dhe vetëm bashkë e duke qenë mirnjohës e bashkpunues me njëri- t’jetrin, ne mund t’ia dalim!

Vetëm duke qenë mirnjohës dhe bashkpunues edhe me miqt tanë amerikan dhe shtetet e NATO-s ne mund t’ia dalim dhe të arrijmë aty ku duhet dhe ku e kemi vendin dhe mund të ofrohen mundësitë edhe t’i korigjojmë gabimet e së kaluarës!

Bashkë jemi dikushi, të fortë e të pathyeshëm, vetëm jemi askushi dhe të dobët e qesharakë! SK/QendraPress/