Ajnshtajni ka thënë: “Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dija..-Shkruan : Naim Kurtishi,pedagog, Tetovë

0

      Libri, sado që mund të mos ketë̈ lexueshmërinë e merituar, e sidomos në kohët e sotme kur fatkeqësisht tentohet të zëvendësohet me pajisje teknologjike, vlera dhe rëndësia e tij e madhe asnjëherë nuk mund të zbehet, por përkundrazi, në mes të “pluhurit” të kohës së teknologjisë̈, shkëlqen si diamant. Ajnshtjani ka thënë: “Informacioni nuk është dije. I vetmi burim i dijes është eksperienca”. Duke mbështetur thënien e tij, mund të themi gjithashtu që nga librat mund të marrim më shumë eksperiencë ! Ka nga ata që lexojnë, por ka dhe nga ata që shkruajnë. Sipas meje, puna e autorit, shkrimtarit është një nga punët më të lodhshme që ekziston, kjo për arsye se ata duhet ta çojnë mendimin e tyre deri në limitet e imagjinatës për të krijuar diçka e cila do ta ngacmonte lexuesin. Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë fillojmë dhe imagjinojmë. Dhe duke u mbështetur në atë që Ajnshtajni ka thënë, pra: “Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dija, por imagjinata” mund të kuptojmë që, duke lexuar, zhvillojmë imagjinatën, dhe rrjedhimisht zhvillojmë dhe inteligjencën tonë !/www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *