Ajo që dhemb më tepër nga ky konfuzion janë fëmijët, nxënësit e ciklit të ulët, si ti bindim ata që duhet ruajtur distancën mes shoqeve e shokëve,

0

       Lule  Alidema psikologe  klinike pasiqë dje filloi dita e parë e këtij viti shkollor.Ajo e vlerëson këtë rifillim me ndryshe se herave tjera?

  “Filloi viti i ri shkollor por ndryshe, jo sikur vitet e tjera ku mbretëronte gjallëri në tërë qytetet e vendit.Covid-19 i dha kahje ndryshe secilit aspekt të jetës tonë!

Përveq humbjeve në njerëz, humbjeve materiale, ekonomike, humbëm shumë nga aspekti psikologjik yni, humbi atmosfera, vullneti, dëshira, motivi për thuaja gjithëçka.

Sikur duam të dalim nga ky labirint i kurdisur por e vërteta është se na mjegulloi tërsisht jetën, sikur nisemi dhe ndalemi, sikur duam dhe nuk duam, sikur trembemi dhe nuk trembemi, pra na futi në një konfuzion tepër të rëndë.

Ajo që dhemb më tepër nga ky konfuzion janë fëmijët, nxënësit e ciklit të ulët, si ti bindim ata që duhet ruajtur distancën mes shoqeve e shokëve, si të i kufizojmë lirinë e lëvizjes?

        Dihet se për nxënësit e klasave të ulëta ende loja është pjesë e pandashme e botës së tyre, andaj nuk duhet shkëputje komplete, sepse krahas të nxënit motiv shtesë për nxënie të sukseshme janë dhe teknikat në formë loje, pushimet për lojëra, aktivitet brenda planprogramit me ca modifikime ku brenda nxënies mund të zbatohen masat mbrojtëse!

Nuk dij sa do të funksionoj kjo lloj nxënie me po këto kufizime!

Shpresoj nxënësit të mos lodhen nga ky rregull i kufizuar!

E vetmja formë që mund ti mbaj anën psikologjike të fëmijëve në po këto rrethana janë mësuesit, duke bërë orën sa më atraktive, kërkohet zgjuarësi nga ana e mësuesve për këto rrethana.

Sigurisht se me punë deri diku mund të arrihet. Në të kundërtën nxënësit e cikleve të ulëta do të kanë paksa të komplikuar në aspekt psikologjik.

Deshtëm apo jo në po këto rrethana duhet vazhduar deomos, kuptohet duhet shumë kujdes, shumë angazhim, mirkuptim, të pajtojmë secili se jo vetëm mësuesit po dhe prindërit në bashkëpunim të kontribojnë në këtë drejtim.

Theksoj; Kujdes prindërit, poqëse dikush nga familja preket nga virusi deomos të ndaloj mos të sjellë fëmijën në shkollë, pavarësisht që fëmija i tyre nuk ka simptoma të virusit!

Poqëse jemi të kujdesshëm mësimi mund të vazhdoj pa pengesa, e nëse fillojmë me neglizhime dhe fshehim virusin atëherë gjasat e shpërndarjes së infeksionit do të janë shumë të mëdha!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *