Ajo që më shqetëson është se vala e dytë e koronavirusit do të dëmtojë shëndetin mendor të njeriut
Prof, Nazmije Gashi psikologe se a pritet që Kosova të atakohet nga një fazë e dytë e coronavirusit. Apo duhet të imunizohen qytetarët e ta kalojnë më lehtë?pohon:-“Rastet e COVID-19 të Kosovë kanë shënuar rritje në muajt e verës dhe tani kanë zbritur në rënie në përgjigje të politikave të distancës sociale që synonin ngadalësimin e transmetimit të virusit nga personi në person. Edhe pse tani kemi rënie të raste të prekur me COVID-19, rreziku ekziston, coronavirusi nuk është zhdukur.
Nga ekspertet vendor dhe botëror parashihet një vale e dytë në muajin tetor që përkon me gripin sezonal dhe se problemi do të jetë atëherë që njerëzit do të luftojnë për të bërë dallimin midis një ftohjeje të zakonshme dhe koronavirusit.
Ajo që më shqetëson është se vala e dytë e koronavirusit do të dëmtojë shëndetin mendor të njeriut pasi njerëzit krijuan shpresë gjatë lehtësimit të masave. Me hapjen e shkollave, ekziston një ndjenjë që kemi kaluar një kohë me të vërtetë të tmerrshme, traumatike dhe tani jemi në një fazë të rihapjes dhe rimëkëmbjes. Njerëzit filluan të linin pas stresin të COVID-19, kështu që një valë e dytë do të provokonte një ndjenjë krejt të re dhe ndoshta më të thellë të frikës dhe pasigurisë.
Çfarë mund të bëjmë ne për ta parandaluar një valë të dytë të mundshme të Covid-19.?
Ajo, që duhet të bëjmë ne, është t’i ndjekim të njëjtat masa parandaluese që funksionuan në rënien e rasteve pozitive, të tilla si mbajtja e maskave higjiena e duarve dhe distancimi shoqëror. Mendoj se me ndjekjen e këtyre masave do arrijmë të parandalojmë ose zbusim ashpërsinë e një vale të dytë.’/qendrapress.com/