Akademi përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së profesor Besnik Krasniqit
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj sot, është organizuar akademi përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes se profesor Besnik Krasniqit, veprimtar e mësimdhënës i përkushtuar, ish kuvendar e njëherit udhëheqës i lartë i Sindikatave Arsimore në Prizren dhe në nivel të Kosovës. Fillimisht për veprën dhe jetën e profesorit, veprimtarit ish kuvendarit dhe atdhetarit të paepur Besnik Krasniqi foli kryesuesja e kuvendit të Komunës Antigona Bytyqi , duke e vlërësuar larët githë aktivitetin profesor Besinkut, atdhetarinë e tij si dhe punën si kuvendarë. Për punën si mësimdhënës me pitet e plotë emocione e përkujtoi profesor Shefqet Qollaku, duke theksuar se ai nuk ka vdekur ,sepse në kornizën tonë shpirtërore mbetet përherë i freskët dhe plotë dashuri. Inserrte Kryetari i degës së Sindikatave Reshit Kushaj si bashkëpunëtor dhe mik e shok i Besnikut evokoi kujtime të tija kur ka udhëtuar bashkë anekënd Kosovës. Pastaj ka theksuar se puna e tij si kryetar i sindikatave dhe arsimdashës ishte e çmuar. Kurse kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në fjalën e tij në mes tjerash ta se ai ishte njëri nga veprimtarët më të arsyeshëm politik i cili diti të vlerësojë mbi të gjitha kohën dhe veprimin, Ju familje duhet ët jeni krenar që patën një prind të këtillë dhe kjo duhet ët jete më e fortë se dhembja e mungesë së tij. Kurse së fundi i biri i tij Arbër Krasniqi falënderoi të gjithë të pranishmit, në këtë akademi veprën dhe jetën e prof Besnik Krasniqit e nderuan kryetari i SBASHK-it Rrahman Jashari, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi , ish kryetari i Komunës prof Dr Ramadan Muja, Kryetari i Nismës në Prizren Zafir Berisha i cili ishte edhe bashkëveprimtar, kryetari i degës s ë LVV Artan Abrashi dhe mysafir të shumtë dhe salla ishte e përmbushur me mësimdhënës dhe veprimtarë të tjerë../qendrapress.com/