AKB: Rritja e pagës minimale nga 170 në 250 euro do të ketë efekt buxhetor

                                leanca Kosovare e Biznesve (AKB) ka reaguar për mosmiratimin e projektligjit për pagë minimale.Përmes një njoftimi nga AKB-ja kanë thënë se mosmiratimi i pagës minimale dje në Kuvendin e Kosovës është lajm i keq, por sipas tyre diskriminimi i qytetarëve edhe më i keq.“AKB e vlersonë Ligjin për pagën minimale që favorizon punëtorët e shëndetshëm e të aftë për punë kurse i diskriminon ata të paaftë për punë e së paku katër kategori sociale të cilët disa janë veteran të luftës ,e disa janë të paaftë për çdo lloj pune bile kanë nevojë edhe për personat e dytë e të tretë. Këshilli Ekonomiko Social KES ka propozu pagën minimale 264 euro ,por pa përjashtim të asnjë kategorie sociale,ky ndryshim ka ardhë nga qeveria pa miratim të KES-të”, thuhet në njoftim.Sipas AKB-së, rritja e pagës minimale nga 170-250 euro do të ketë efekt buxhetor mbi 180 milion euro qarkullim vjetorë në Kosovë“Sipas konventës së ILO-së në Gjenevë të miratuar në vitin 1970 paga minimale propozohet vetëm nga KES ku gërsheton interesat e punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverisë. Kosova nuk është anëtarë në ILO e as në BE por duhet respektuar konventat dhe direktivat e tyre. Mos miratimi i pagës minimale në Kuvendin e Kosovës dje është lajm i keq, por diskriminimi i qytetarëve përmes këtij ligji është edhe më i keq. Rritja e pagës minimale nga 170-250€ do të ketë efekt buxhetor mbi 180 milion euro qarkullim vjetorë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftimin AKB-së.