AKR- Dega në Prizren me Kryesi te re dhe premtuese për pune të mbarë.
Sot, ne një atmosfere sa zgjedhore, aq edhe festive, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës se Aleancës Kosova e Re ne Prizren.
Aktivitetet e Degës se AKR-es ne Prizren këta dy muajt e fundit kane qene te përqendruara ne zgjedhjet e rregullta partiake konforme Statutit neper Nëndegë, duke arritur rrumbullakimin e këtyre aktiviteteve me thirrjen e këtij kuvendi zgjedhor te degës.
Kuvendin e përshëndeti me nje fjale rasti Zëvendës Presidenti dhe Sekretar i Përgjithshëm, Z. Vesel Makolli.
Pas debateve te frytshme, u zgjodh udheheqesia e re.
Kryetar i degës se AKR-es ne Prizren, njezerit u zgjodh Z. AFRIM TEJECI.
Nënkryetar: Suada Hallaqi dhe Ilir Hajdari,
Sekretar, Aferdita Spahiu.Kjo kryesi tashmë premton punë të palodhur në shërbim të demokratizimit të Kosovës, Kryesia ka përbërje prej 21 anëtarëve /qendrapress.com/