AKR dhe Presidenti Pacolli ia dhënë përkrahje pa fund kandidatit Totaj
Dega e AKR-ja në Prizren sot bashkë me presidentin e këtij subjekti politik Behgjet Pacolli,i kanë dhënë përkrahje maksimale kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj, ku fillimisht për këtë përkrahje ftesë ka bërë kryetari i kësaj dege Afrim Tejeci, Ai tha se duhet të përkrahim tashëm kandidatin me të cilëon kemi edhe koalicion.
Derisa Presidenti Pacolli me këtë rast edhe njëherë ka bërë ftesë që të votohet kandidati Totaj, Unë Shaqir Totajn e njoh moti dhe e di se ky është kandidati më i mundshëm dhe më i suksesshëm që do të ndihmojë Prizrenin tuaj të bukur, Andaj, ftojnë gjithë elektoratin tonë dhe përtej këtij ta votoni Shaqir Totajn, sepse e meriton tha Pacolli. Kurse kandidati Totaj duke falënderuar edhe këtë përkrahje tha se bashkërisht mund të bëjmë shumë. Ju premtojë se do të bëjmë gjthëçka që është në të mirën e këtij qyteti dhe qytetarëve të Prizrenit tha Totaj.Ne i kemi 50 vendime të cilat do të bëjnë jetën më të mirë për prizrenasit tha ai .Edhe anëtarë të AKR-së si dhe të tjerë me këtë rast premtuan se do të jenë në përkrahje të kandidatit Totaj