AKR-ja mundëson të frymojmë ajër te pastër dhe mbron shëndetin e popullatës urbane te qytetit
Programi i AKR-ës, gjegjësisht i Kandidatit tone për Kryetar Komune dhe i listës zgjedhore ne përgjithësi, kapitull te veçante ka mbrojtjen e ambientit dhe te monumenteve e vlerave kulturore te Komunës se Prizrenit.
Prevalla dhe malet tjera qe e rrethojnë Prizrenin janë një pasuri natyrore e dhuruar nga Zoti për Prizrenin, qe rralle ndonjë vend tjetër mund ti kete. Kjo natyre e mrekullueshme bashkë me malet e gjelbëruara, janë mushkrit e vendbanimeve urbane te Prizrenit dhe jo vetëm, andaj duhet ti ruajmë nga ndotja dhe shkatërrimi nga dora e njerëzve te papërgjegjshëm.
Ne këtë kontekst, ne sot ishim ne vizite ne Prevallë dhe pjesët tjera rurale, me ç’rast e potencuam angazhimin tone qe do ta kemi si asamblistë për mbrojtjen e kësaj natyre qe na mundëson te frymojmë ajër te pastër dhe mbron shëndetin e popullatës urbane te qytetit.
Qe ta keni një ambient te pastër dhe te mbrojtur, votoni:
AKR-149 AFRIM TEJECI
AKR – 9 AFERDITA SPAHIU