Aksident i rëndë në autostradë, segmenti Prizren-Vërmicë, katër të lënduar

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Prizren-Vërmicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij aksidenti. “Njësitë policore të specializuara kanë reaguar me shpejtësi për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar vendin e ngjarjes. Hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa trafiku në atë segment të autostradës është kthyer në normalitet pas përfundimit të hetimeve dhe largimit të veturave të dëmtuara”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht gjatë vozitjes në autostrada, për të shmangur aksidente të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.