Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, 4 persona dërgon në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan-Prishtinë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 4 persona.Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira katër vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar ajo për Reporteri.net.Ajo ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.