Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë, tetë persona përfundojnë në spital
Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:35, ndërsa shkaqet nuk dihen akoma.
“Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime dhe të gjithë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka konfirmuar policia.
Njësitet e trafikut po merren me trajtimin e rastit, ndërsa policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.