AKSIDENT I RËNDË NË MAGJISTRALEN PRISHTINË – FERIZAJ: NJË I VDEKUR DHE NJË I LËNDUAR
Ka ndodhur një aksident i rëndë në mëngjesin e ditës së sotshme në orën 03:50, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, njofton Insajderi.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore ku edhe po trajtohet në QKUK, raporton zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gazetën Online Insajderi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se bëhet apelohet gjithashtu që qytetarët të jenë vigjilent gjatë vozitjes në mënyrë që të shmangën raste të tilla me fatalitet