Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, një i vdekur dhe një i lënduar
Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë dhe si pasojë e tij një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime fizike.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një kamionete, njofton Isajderi.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderi.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.