Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet dy këmbësorë

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, nofton së mbrëmë rreth orës 17,50 Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Prizren.“Vetura ka goditur dy këmbësorë në rrugën ‘Vesley Clark’ në Prizren. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime më të rënda, njëri më të lehta”, tha ai. Bytyqi njëherësh ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren , ku njëri ka pasur lëndime më të rënda në kokë. Kurse menjëhere organet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me këtë aksident.