Aksident me fatalitet në rrugën ‘’Ekrem Rexha’’ njofton zëdhënësi i policisë   Shaqir Bytyçi

                 Mbrëmë   me  5 janar 2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes  ‘’Arbana’’, godet këmbësorin i cili  ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve. Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje. Nga QKUK rreth orëve të mëngjesit ka ndërruar jetë me   6 janar 2025 policia është informuar se viktima e rastit  me inicialet (S.K. 1965) ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore,njofton zëdhënësi i policisë Rajonale në  Prizren Shaqir Bytyçi .