Aksident me fatalitet vdes një 53 vjeqare

Zëdhënësi i Policisë Rajonalë në Prizren togeri Shaqir Bytyçi njofton, se sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen “Lakuriq” në Prizren, një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afësi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 53-vjeçare, dhe e ka goditur me mjet.tha per Rtv Besa ai. Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.