Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.Ndërkaq ngasësi i kamionetës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.“Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i vdekur. Nuk ka persona tjerë të lënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *