Aksident në Prishtinë: Vetura përfundon në butik, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur të dielën mbrëma mbrapa teatrit në Prishtinë.Si pasojë e këtij aksidenti një veturë e tipit “Golf 6” ka përfunduar në një butik.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor. “Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, tha Borovci.