Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.
Në raportin e policisë thuhet se dy vetura janë përplasur edhe ka të lënduar që janë duke marrë tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Shupkovc, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”