Aksident trafiku mes dy veturave në Prizren, shkak mosrespektimit i përparësisë së kalimit

aksident-ok-1100x620-1-730x440

                             Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Lulzim Gutaj”, në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime tre persona, raporton Gazeta Sinjali. Si pasojë e aksidentit, shoferët e dy veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, teksa automjetet e përfshira kanë pësuar dëme materiale. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se aksidenti u shkaktua si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga shoferja 19-vjeçare, e cila gjatë kyçjes në rrugën kryesore, godet një veturë tjetër./GazetaSinjali/