Aksident tragjik në Itali: Vdesin dy vëllezërit shqiptarë që ishin nisur për punë, lënë jetim 6 fëmijë

                Një aksident tragjik iu ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptarë ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në zonën e Chessa ndërsa të dy jetonin në Arcile. Viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç nga Arcille. Aksident fatal ka ndodhur në orën 06:40, në komunën e Scansano-s. Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.