Aksidentalisht humbën jetën ;Shpend Batusha dhe Agon Shehu, nga Krusha e vogël konfirmon zëdhënësi Osmanollaj

0

 Aksidentalisht mbrëmë kanë humbur jetën dy të rinj nga Krusha e  vogël komuna  e  Prizrenit Shpend Batusha dhe  Agron Shehu, konfirmon  zëdhënësi i policisë  rajonale në  Prizren  Shaban Osmanollaj,  Ai  tha se   mbrëmë rreth orës 23:40,  kanë pësuar një aksident të rëndë   të dy të rinj nga  Krusha e vogël dhe si pasojë  më vonë ata kanë  nderuar jetë .njëri, 22 dhe tjetri  23-vjeçar, në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë. Nga ky aksident lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Sipas Policisë, deri të aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës nga i riu,që  sot  të  kryhet varrimi i tre në  Krushë të  vogël. Vdekja e këtyre  dy të rinjve  ka shqetësuar   tërë  Përdrininë,  Kurse   veprimtari Lerat Batusha me këtë rast  ka shkruar. ‘’Shpendi nuk arriti ti mbijetojë aksidentit dhe  tashmë nuk është me ne….’’  Kjo  vdekje në  Krushë të vogël që është njëri nga fshatra që më së shumti ka pasur  viktima nga lufta  është  dhembje e shtuar//qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *