Aksidenti me fatalitet në Prizren, këmbësori humb jetën, shoferi i veturës një zyrtar policor

                    Zëdhënësi i policisë  Rajonale togeri Shaqir Bytyqi,njofton për një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:12 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prizrenit, viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri më tani nuk është identifikuar.

Në aksident është përfshirë një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.

Policia njofton se i dyshuari ndodhet aktualisht në Stacionin Policor të Prizrenit, ndërsa rasti po hetohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin e Shtetit.

Autoritetet kanë theksuar se të gjitha procedurat administrative dhe penale do të zhvillohen në koordinim me organet përkatëse hetimore.bënë të fitur zëdhënësi i policisë  Rajonale togeri Shaqir Bytyqi