Aktakuzë ndaj pesë bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mytaher Haskukës, përfshirë edhe ish-shefen e kabinetit.

0

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj I.TH., F.M., R.M., E.B. dhe K.K. pasi dyshohet se në cilësi të personave zyrtarë, kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës’.Ndërsa, aktakuzë është ngritur edhe ndaj A.K. dhe V.B. të dyshuar për kryerjen e veprës ‘dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’.Prokuroria njofton më 22 shkurt të 2019-s, në rrugën “Pushkatarët”, në cilësi të drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, I.TH dhe F.M. në atë të Drejtorisë së Urbanizmit, së bashku me disa zyrtarë të lartcekur, kanë formuar një komision për vlerësimin e ndërtimit të një objekti, duke ia mundësuar V.K., dhe A.K., ndërtimin, me ç’rast kanë rrezikuar ta dëmtojnë objektin fqinj “Teqeja Melami”, objekt i mbrojtur me Ligjin për Qendrën Historike.  “Duke u lejuar atyre të bëjnë bashkimin e parcelave katastrale dhe ndërtimin e një objekti në disa parcela kadastrale, me ç’rast u kanë mundësuar përfitim investitorëve V.K., dhe A.K., në gabaritin – sipërfaqen e objekteve hoteliere, njëkohësisht kanë lejuar që këta investitor të uzurpojnë 9 m2 nga parcela katastrale e cila evidentohet në emër të pasurisë shoqërore pasuria “Teqe Melami” duke dëmtuar rëndë Qendrën Historike të Prizrenit. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.Tutje bëhet e ditur se u kanë lejuar atyre të bëjnë bashkimin e parcelave katastrale dhe ndërtimin e një objekti në disa parcela kadastrale, me ç’rast u kanë mundësuar përfitim investitorëve V.K., dhe A.K., në gabaritin – sipërfaqen e objekteve hoteliere, njëkohësisht kanë lejuar që këta investitor të uzurpojnë 9 m2 nga parcela katastrale e cila evidentohet në emër të pasurisë shoqërore pasuria “Teqe Melami” duke dëmtuar rëndë Qendrën Historike të Prizrenit.“Ndërsa, të pandehurit A.K., dhe V.K., me datë 08.05.2018, në rrugën ‘Pushkatarët’ në Prizren, duke vepruar si pronarë të objekteve ndërtimore afariste, dëmtojnë monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik dhe fetar, në atë mënyrë që derisa të njëjtit po bënin ndërtimin e objektit afarist me etazhitet B+P+1 nuk i respektojnë kushtet nga lejet e ndërtimit, dhe me këtë rast gjatë hapjes së bodrumit të ndërtesave dëmtohet konstruksioni struktural i monumentit historik, i cili është monument i trashëgimisë kulturore dhe mbrohet me ligj me numër unik 3632 në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtjen e përkohshme”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *