Aktakuzë për kontrabandim me migrantë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit B.M. për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M. gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian, në mënyrë të kundërligjshme dhe pas marrjes së pagesave nga migrantët që silleshin deri ne 5000 euro për person, i kanë dërguar migrantët përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H.
Me këto veprime i pandehuri B.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Konrabandimi me migrantë”, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I akuzuar B.M. në shtator 2020, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.