Aktivistja shqiptaro-amerikane: Evropa e largoi Thaçin, sepse donte ta kishte dorën e lirë për marrëveshje
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila njihet për afërsinë me administratën Trump, ka folur për zhvillimet e fundit politike. Kokalari ka thënë se “nëse shikojmë holl holl, sulmet Thaçit i vinin nga Evropa dhe Evropa e ka hequr Thaçin, sepse donte ta kishte dorën e lirë për një marrëveshje dhe për gjithçka që bëjnë në Ballkan”. Ajo ka thënë se Palmer është njeri i rëndomtë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe nuk mund të futet në zyren e presidentit Biden, siç futej Grenell te presidenti Trump. Dëgjoni deklaratat e saj pas minutës 34