Aktivitet konkret për Shtetin- Shkruan; Ruzhdi Gashi, avokat

0

Kërkesat dhe lufta për liri dhe pavarësi të Kosovës karshi Serbisë janë konsumuar me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së saj në vitin 2008. Tani më nuk kemi punë me Serbinë. Tani kemi punë dhe kërkesa me dhe për Evropën që tani quhet Bashkimi Evropian (BE) me qendër në Bruksel. Evropa ishte ajo që, që nga viti 1878 në Konferencën e Berlinit, me 1913 në Konferencën e Londrës, me 1919 në Konferencën e Versajës dhe me 1946 në Konferencën e Jaltës, që tokat tona shqiptare, ia dhuroi Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë për të shkuar deri aty, për të krijuar Maqedoninë në vitin 1945 në trojet shqiptare. Pas gjithë kësaj kohe prej mbi 20 viteve çlirimi të Kosovës nga Serbia, Evropa ende nuk është në gjendje të përmirësoj plotësisht gabimet e veta të lartëshënuara dhe ende nuk e njeh Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran sipas vendimit të 17 Shkurtit 2008. Kjo BE shkon edhe më tej në animin nga Serbia, jo vetëm që nuk e denoi për krimet dhe dhe gjenocidin ndaj popujve jo serb gjatë gjithë historisë, edhe ndaj shqiptarëve, por i bëri favore në avancomin e integrimin evropian, kurse në anën tjetër, Kosovën e mbanë të izoluar, të varfër dhe të paperspektivë, deri në spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Edhe më keq se kaq, na thotë se, duhet të bëni dialog me Serbinë deri sa ajo ta njeh Pavarësinë e Kosovës dhe tek pastaj BE ta njeh dhe ta pranoj Kosovën në BE. Çfarë absurdi! Po të ishim marrë vesh me Serninë, ne nuk do të luftonim 140 vjet mes veti. Po të ishim marrë vesh me Serbinë, nuk kishte me ndërhy NATO dhe vendet e BE për t’i ndalur krimet serbe, gjenocidin dhe spastrimin e shqiptarëve në Kosovë në vitin 1998-1999. Prandaj, pas konsumimit të gjitha këtyre përpjekjeve, ka ardhë koha që, kosovarët, të konsolidohen dhe të përpilojnë kërkesa të qarta për Evropën, dhe të fillojnë aktivitetin e tyre politik dhe diplomatik, dhe mjete tjera të lejuara demokratike dhe të kërkojnë nga BE që, urgjentisht ta njeh Pavarësinë e Kosovës me të drejta të plota të një shteti të pavarur dhe sovran. Nëse nuk ndërmarrin hapa konkret institucionet tona, duhet të gjendet forma tjera alternative që, nga populli të dalin me iniciativë konkrete, fillimisht me organizimin e protestave masive në Bruksel dhe pranë ambasadave të shteteve të BE që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës me kërkesë të vetme që ta njohin Pavarësinë e Kosovës. 30 korrik 2021 Mobilizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *