Aktiviteteve senzibiluese dhe preventive si programi i Policisë së udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi

Në kuadër të aktiviteteve senzibiluese dhe preventive si programi i Policisë së udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi, si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, Koordinatori për Projekte dhe Parandalim ne kuadër te DRP Prizren si dhe  Zyra për Informim dhe marrëdhënie me publikun në Prizren, kanë takuar dy drejtor të shkollave të mesme të ulte, fillimisht Drejtorin e shkollës fillore të mesme dhe të ulët “Mati Logoreci” në Prizren z. Hilmi Rexhaj, Drejtorin e shkollës fillore të mesme dhe të ulët “Emin Duraku” në Prizren z. Rrahim Bekteshi.Eshtë biseduar për punën e tyre, sfidat dhe sukseset e tyre gjatë punës, me theks të veçantë është biseduar për sigurinë në shkollë. Të njëjtit janë njoftuar për aktivitetet policore të cilat janë duke u zbatuar në të gjithë Republikën e Kosovës, aktivitete që rrjedhin si rezultat i zbatimit të Strategjisë së Policimit në bashkësi në kuadër të së cilës është duke u zbatuar Plani Operativ “FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR DHE SIGURIA NË SHKOLLA”.

Drejtoret e këtyre shkollave kanë falënderuar Policinë e Kosovës për vizitën dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, ku theksoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Po ashtu në kuadër të këtyre aktiviteteve është  takuar Drejtoresha e Strehimores për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve (OJQ – QSFG) në Prizren znj Jubilea Kabashi.

Drejtoresha tregoi për angazhimet në këtë qendër, sfidat dhe problemet të cilat paraqiten gjatë punës. Gjithashtu është takuar edhe Drejtori i Institutit të shëndetit Publik për rajonin e Prizrenit Dr. Fadil Kryeziu. Drejtori Kryeziu tregoi për angazhimet në këtë Institut, si dhe punët  të cilat i kanë. Te gjitha institucionet e vizituara e falënderuan Policinë e Kosovës për vizitën dhe bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi, ku theksua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen./www.QendraPress.com/