Aktivizimi i partive politike në diasporë – ekspertët: Bashkatdhetarët po shihen vetëm si vota e para
Partitë kanë shtuar aktivitetet e tyre politike në diasporë, duke mbajtur tubime e njoftuar për aktivizim degësh e aderime të reja. Lidhur me këtë ekspertët thonë se këto veprime të partive vijnë pasi në zgjedhjet e fundit është parë se diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në vjeljen e votave, Por ata po kërkojnë që të ketë komunikim të dyanshëm e të mos shihet diaspora vetëm si vota e para.Drejtori i organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi tha se partitë politike e kanë parë potencialin elektoral të diasporës, për këtë arsye kanë shtuar aktivitetin e tyre politik edhe jashtë vendit.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku tha aktivizimi i partive politike në diasporë po ndodh pasi partitë politike në zgjedhjet e fundit, një numër të madh të votave kanë marrë nga atje.
“Në të njëjtën kohë edhe për mbledhjen e fondeve nga diaspora për t’i ndihmuar ekonomisë së kosovare veçanërisht përmes investimeve të huaja direkte që mund të jenë një lokomotivë e mirë për ngritjen e ekonomisë kosovare e cila është në një krizë të veçantë pas pandemisë e pas luftës që ka ndodhur midis Ukrainës dhe Rusisë”.