AKTORI, PIKTORI, SHKRIMTARI DHE NJERIU SHEMBULLOR

(28.06.1933 – 4.08.2018);-Skender ZOGAJ

Në SHKA “Agimi” të Prizrenit, u mbajt homazhi përkujtimor për 5-vjetorin e kalimit në amshim të Sulejman Lokajt

                           E nderuara familja Lokaj, të dashur miq, shokë, kolegë të Sulejman Lokajt

Të njohësh njeriun e mirë është privilegj sepse, njeriu i mirë është hija e Zotit në tokë. I këtillë, me plotkuptimin e fjalës ishte miku ynë, Sulejman Lokaj, i cili edhe pse qe 5 vjet kaloi në përjetësi, vazhdon të jetë thellë në mendjet dhe në zemrat tona, i urtë, i mirë, plot dritë në kujtimet e familjarëve, farefisit, miqve e shokëve, të kolegëve teatrorë dhe krijuesve letrarë me të cilët realizoi vepra të shumta artistike që janë dëshmi e punës së tij të frytshme krijuesese.

Sulejmanin e kam njohur zyrtarisht e miqësisht, kam ndjekur shumicën e krijimeve të tij artistike në teatër, film, tv; kam ndjekur ekspozitat individuale dhe kolektive me krijimet pikturale dhe ia kam lexuar edje veprat letrare. Pra e kam njohur mirë prandaj, tash kur Sulejman Lokaj nuk është mes nesh, vazhdoj ta kem privilegjin për ta kujtuar me shumë përmallim.

Sulejman Lokaj ka luajtur mbi 100 roleve në teatër, film e TV, ka marr pjesë në dhjeta ekspozita pamore, por edhe ka shkëlqyer si hulumtues i pasionuar i lashtësisë së gjuhës shqipe dhe ka lënë pas vetes një fond të gjerë shkrimesh shumë të rëndësishme, jo vetëm për lexuesit e zakonshëm por edhe për studiuesit dhe specialistët e gjuhësisë dhe të dokeve e zakoneve të traditës së lashtë mitologjike shqiptare.

“ZANAFILLA” titullohet fjalori mitologjik (Tiranë 2023), që përmbledhë një lëndë të pasur thesaresh të arta nga zanafilla e frymës së shpirtit njerëzor dhe paraqet vlerë unike në publicistikën shqiptare. “Zanafilla” është kryevepra shkrimore e Sulejman Lokajt, së cilës si dy pjesë të bukura i shërbejnë edhe dy librat e tjerë: vepra poemike “Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!” (Prishtinë, 1998) dhe “Intervistë me Prometeun”, (Tiranë, 1999), të cilat me rastin e botimit të parë e kanë prek ndjeshëm kërshërinë e lexuesve duke i cytur që të mendojnë më thellë për atdheun dhe fatin shoqëror e historik të kombit shqiptar.

Misioni i këtyre tri veprave nuk e ka gjetur ende vendin dhe trajtimin e duhur, prandaj, them se, krahas interesimit të lexuesve, është nevojë imediate që të shtohet edhe interesimi i studiuesve dhe i specialistëve të fushës për këta libra, sepse, sa më mirë e sa më shumë që t’i lexojnë, aq më të etur do të ndihen për vlerat e librave dhe për pikëpamjet e autorit, i cili ofron lëndë të pasur me informacione rreth paraardhësve tanë, në gjuhën e të cilëve, sipas Sulejman Lokajt – Afërdita ka biseduar me Zotat, për Pellazgët – banorët e pellgut; për YIlirinë – vendin e njerëzve të lirë; për kultivuesit e dardhës në Dardhani (Dardani), etj. që janë rrënjët e rrënjëve të gjuhës dhe frymës mitologjike pellazge-ilire-dardane dhe më vonë të shqiptarëve, të cilët nga kohët e liga ngjiten në gjiun e lartësive malore dhe bashkëjetojnë me shqiponjat, të cilat bëhen pjesë e jetës së tyre prandaj, shqiponja bëhet kryesimboli i përjetshëm i popullit shqiptar!

2

Sulejman Lokajn kritika teatrore dhe specialistët e fushës e kanë vlerësuar me pietetet llllmë të larta, si për angazhimet e shumta, ashtu edhe për cilësinë kreative aktoriale dhe kontributin artistik për dekada me radhë. Por krahas shkëlqimit në skenën e teatrit dhe në ekranin e filmit e të TV,

Sulejman Lokaj ishte edhe një piktor me talent të rrallë e me shije të hollë, sidomos për portrete të karaktereve, që i bënte me pasion.

Ky pasion i Sylejman Lokajt ishte talent i lindur, me polivalencë diturore, kulturore dhe artistike, reflektuese që nga pamja, sjellja, zëri, qëndrimi, zgjuarsia, modestia, mbamendja, mënyra e komunikimit me rrethin e njerëzve, kudo e kurdo, në çdo vend e në çdo rast, por sidomos ishte mbret në skenën e teatrit, në film e Tv, por edhe me brushë e me laps, mjeshtër i trajtave skofiare të dritë-hijeve në përjetësimin e portreteve të shokëve dhe miqëve të tij të shumtë që kishin pas fatin të ishin pranë panelit të tij. Disa shokë e miq i kam lakmuar që kanë gëzuar dhuratë portretin e vizatuar, ose ndonjë pikturë të Sulejman Lokajt. Si me xhelozi ka vite që i vështroj në dhomën time të punës dy portrete që tim bir, Fatosit, kameraman, i cili me Bacën Sulë ka punuar në disa projekte tv. Arti figurativ i Sulejman Lokajt është vlerë më vete që, hyn në sfondin e vlerave të cilësisë së lartë të artit pamor.

3.

Sa më shumë që po shtohen vitet e kalimit në amshim, aq më shumë po ndihet mungesa e Sulejman Lokajt, që ishte figurë ekselente, një pako e madhe vlerash shpirtërore e profesionale. E kujtojmë dhe ndjehemi krenar për te, sepse plotë dritë qëndron në panteonin e burrave mendjendritur, që i kanë shërby aq mirë kombit e atdheut.

Skënder Zogaj

Prizren, 21 tetor 2023/Nga Fb, transmeton /qendrapress.com/