Albena Reshitaj thotë se nëse e përjashtojnë nga AAK do të mbetet deputete e pavarur
Pasi nuk e respektoi vendimin e parties së saj, AAK-së dhe mori pjesë në seancën dhe votimin e Vjosa Osmanit për presidente, deputetja Albena Reshitaj, ka deklaruar se vazhdon të mbetet në partinë e Ramush Haradinajt derisa nuk ka një vendim ndryshe.Ajo tha se nëse veç AAK e përjashton, atëherë do të mbetet e pavarur, shkruan Reporteri.net.“Jam nënkryetare e AAK-së, do të qëndroj e tillë derisa nuk do të ketë ndonjë zhvillim brenda parties. Ka qenë vendim i duhur, prandaj e kam marrë këtë vendim”, tha ajo.Kujtojmë se AAK nuk e ka mirëpritur vendimin e Reshitajt për të marrë pjesë në seancë, por nuk kanë bërë të ditur nëse do ta përjashtojnë.