Albin Kurti dhe Muharrem Maralusha mund t’ia japin knockdown-in Serbisë= Nga: Rexhep TORTE
-Albin Kurti sa më parë ta angazhojë Muharrem Maralushën – gjeneralin shqiptaro- amerikan si ekspert të sigurisë në AKI të Kosovës, sepse përvoja e tij gjysëm shekullore si ish-analist dhe këshilltar në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet e Ballkanit dhe Evropës Jug-Lindore, është më se e nevojshme për ecurinë e mëtejme të dialogut Kosovë-Serbi. Niveli i lartë intelektual dhe palëkundshëria e Kryeminitrit Albin Kurti dhe përvoja e gjeneralit Muharrem Maralusha- ushtarakut shqiptaro-amerikan, mund ta paralizojnë dhe t’i japin nokdaun politikës së Serbisë kriminale ndaj Kosovës.Kosova dhe shtetësia e saj rrezikohen nga pakica serbe në Kosovë me letërnjoftime të lëshuara nga Serbia, rrezikohen nga themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga administrimi nga Beogradi i kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë që i ka okupuar e përvetësuar Serbia.
Muharrem Maralusha- gjenerali shqiptaro-amerikanm, duke komentuar Marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veç tjerash deklaroi se, “Serbët që jetojnë në Kosovë , do të lejohen të lëvizin me lejet e udhëtimit të pajisur nga Qeverua e Serbisë, e jo me dokumentet e lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Unë këtë marrëveshje e shoh si kapitulim të Albinit përballë Serbisë, e jo si fitore. Ku-ku për ne kush është duke na udhëhequr. Albini nuk deklaroi se serbët do të lejohen të pajisen me dokumentet e Serbisë, e jo me dokumentet e Kosovës, kjo nuk është fitore, por dorëzim ndaj Serbisë”, deklaroi Muharrem Maraludha, informoi “Bota Sot” në ËEB faqen e saj të lajmeve me titull, “Kurti u mashtrua nga Borrel, Lajçak dhe Vuçiq”, datë 28 gusht 2022.
Muharrem Maralusha- gjenerali shqiptaro- amerikan ka punuar 50 vite si analist dhe këshilltar për Ballkanin dhe Evropën Jug-Lindore në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, prej vitit 1968-2016. Ai ka pasë shprehur gatishmërinë e tij për tu angazhuar si ekspert i sigurisë në AKI të Kosovës pa përfitime financiare.
Muharrem Maralusha është shprehur publikisht se çka ka dëgjuar me veshët e tij nga Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak kundër Kosovës.
Ne gazetarë dhe analistë shqiptarë kemi konstatuar dhe shkruar në vazhdimësi për shantazhet, tradhtinë dhe padrejtësinë që këta dy funksionarë të BE-së janë duke ia bërë Kosovës në dialogun Kookovë- Serbi në favor të Serbisë kriminale.
Kemi shprehur dyshimet dhe habinë tonë, si është e mundur që BE-ja nga tërë ato kuadra që i ka ne dispozicion, i ka caktuar Joseph Borrelin dhe Miroslav Lajçakun, këto dy figura kyçe në dialogun Kosovë-Serbi, këto dy figura pro serbe të dëshmuara anti kosovare dhe anti shqiptare, këto dy figura që vijnë njëri nga Spanja dhe tjetri nga Sllovakia, dy shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Kemi shkruar në vazhdimësi edhe për pro-serbin amerikan Mathew Palmer-dhëndërin e Beogradit, me theks se gruaja e ka futur djallin në shishe, e s’po ndikueka kjo serbe te burri i saj Palmeri, që të jetë pro -serb, gjë që edhe u dokumentua.
Kemi shkruar edhe për pro-serbin Richard Grenel- emisarin e Donald Trumpit në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka prejardhje serbe dhe lidhje të ngushta me Kishën Orthodokse Serbe në SHBA.
Të gjitha këto konstatime tona, u vërtetuan kur u zbulua plani për copëtimin e Kosovës i përgatur nga tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, Vlora Çitaku e Baton Haxhiu, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe në bashkërendim me Joe Boltonin, Mathew Palmerin dhe me Richard Grenelin. Plan i cili fatmirësisht nuk u realizua falë kundërshtimit të Angela Merkel – ish Kancelares së Gjermanisë.
E tërë kjo tregon për rëndësinë dhe domosdoshmërinë që Muharrem Maralusha, ushtaraku shqiptaro-amerikan të jetë eskspert i sigurisë në AKI në Kosovë, i cili me përvojën e vet dhe si njohë i mirë i qëndrimeve obstruksioniste të Joeph Borrellit dhe të Miroslav Lajçakut, do t’i ndihmonte tejmase Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij për strategjinë ndaj këtij dialogu në të ardhmen.
Ne ende nuk jemi të njoftuar me përmbajtjen e Marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me letërnjoftimet për kalimin e kufirit, dhe se a do të ketë Kosova ndonjë mekanizëm ndaj letërnjoftimeve që i ka lëshuar Serbia për serbët e Kosovës dhe se këto letërnjoftime a do t’i leshojë Serbia edhe për gjeneratat e ardhëshme serbe.
Këto dyshime shtohen edhe më shumë pasi që Serbia me ngulm po insiston edhe për moszbatimin e targave të automjeteve me RKS që këkon Kosova, por që Serbia kriminale insiston që të mbeten në fuqi targat e vjetra të lëshuara nga Serbia KM, PR, PZ etj.
E tërë kjo tregon se Kryeministri Albin Kkurti dhe Qeveria e tij duhet të jenë shumë të vemendshëm ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë dhe të Rusisë.
Kësaj mind t’i shërbejë edhe ngjarja shqiptare që tregohet brez pas brezi se, “ Një shtëpi të cilën e kishte okupuar, zaptuar dhe përvetësuar një person në mënyrë të jashtëligjshme, pas këkesave të vazhdueshme, vendosën t’ia dorëzojë shtëpinë pronarit legjitim.
Por, i thotë pronarit, unë do ta dorëzoj tërë shtëpinë me përjashtim të kësaj gozhde, duke ia treguar gozhdën e vendosur në një shtyllë druri në sallon.
Pronari nuk e mendon thellë dhe bie dakord që gozhda t’i takojë okupuesit, zaptuesit dhe përvetësuesit të jashtëligjshëm të shtëpisë.
Pasi pronari legjitim u vendos me familjen e tij në shtëpi, okupuesi, zaptuesi dhe pëvetësuesi I jashtëligjshëm, filloi çdo ditë të vinte nga disa herë në shtëpi duke varë diçka apo duke hequr diçka nga gozhda, dhe për këtë duhej ditën e natën pronari legjitim ta linte edhe derën e hapur.
Kjo situatë u bë aq e neveritshme, shqetësuese dhe e mëzitshme, sa që pronari legjitim u detyrua që të largohet me familjen nga shtepia dhe t’ia lirojë shtëpimë okupuesit, zaptuesit dhe përvetësuesit të jashtëligjshëm.
Kam drojën, të cilën e kanë edhe mbarë shqiptarët, që kjo pakicë serbe nëse jeton dhe funksionon jashtë normave ligjore të shtetit të Kosovës, mos po na shdërrohet si gozhda e kësaj shtëpie.
Serbia kriminale dhe Rusia kriminale në vazhdimësi hartojnë projekte hegemoniste kundër Kosovës, që nëpërmjet pakicës serbe edhe pse i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
Serbia kriminale dhe Rusia kriminale edhe nëpërmjet themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Serbia kriminale dhe Rusia kriminale edhe nëpërmjet administrimit nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave orthodokse të cilat Serbia kriminale i ka okupuar, i ka përvetësuar duke ua ndryshuar edhe pamjen, sepse siç tregojnë fotografitë, ato fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të mbrojtura nga shqëiptarët.
Serbia kriminale dhe Rusia kriminale kanë për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe shtrirjen e hegjemonisë së tyre në Kosovë.
Këtë e dëshmoi refuzimi i këtyre ditëve nga Serbia kriminale të kërkesës së atasheve ushtarakë të vendeve të NATO-s të akredituar në Beograd, për t’i vizituar disa kazerma ushtarake të Serbisë në Rashkë, Novi Pazar afër kufirit me Kosovën dhe të bazës ushtarake në Nish ku supozohet se janë stacionuar njësite speciale të Ramzan Kadirovit nga Çeçenia./Marrë nga /B.S/.transmeton/QendraPress.com/