Albin Kurti e Vjosa Osmani nënshkruajnë marrëveshjen për listë të përbashkët

0

Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt në një konferencë për media kanë bërë të ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes. Kurti tha se të dy subjektet do ti gjeni në të njejtin vend dhe për të njëjtin qëllim, luftën kundër korrupsionit dhe një shtet të të gjithë qytetarëve.“Sot kur na ndajnë saktësisht 1 muaj nga zgjedhjet, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë. Me subjektet tona do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshjet për shtet pa korrupsion, shtet të të gjithë qytetarëve pa dallime. Në fushatë do të angazhohemi bashkë”, u shpreh Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *