Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit

0

Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pas marrjes së vendimit për masat e reja anti-COVID.

   Ndërsa po mbahej mbledhja, Kurti tha se ajo do të ndërpritet për pesë minuta për shkak të kohës së iftarit, shkruan Reporteri.net. Qeveria sonte mori vendim që nga e hëna e 19 prillit të rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare. Por ora policore do të mbetet nga ora 22:30 deri në or 05:00 të mëngjesit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme. Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *