Albin Kurti në Prizren është përgjigjur shkurt për dialogun,asosacionin dhe emërimin e kandidatit për zgjedhje lokale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,gjatë vizitës që i ka bërë Prizrenit ka fillimisht ka marrë pjesë në përurimin e Çerdhes të parë publike e cila është përuruar sot me rastin e Ditës së fëmijëve e, Me këtë rast politikisht në disa pyetje ka deklaruar se nuk ka presion nga Bashkimi Evropian e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rinisje të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, një takim midis palëve do të mbahet në mes të qershorit, njofton ka thënë ai.I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin. E ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e qe besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, ka thënë ai. Kurti pyetje se kush do të jetë kandidati për të parin e komunës ai tha se këtë do ta bëjmë pas pushimeve verore, pastaj do ët vijmë prapë dhe do ta vendosin Edhe pyetjeve të tjera politike kryeministri iu përgjigj ose shkurt ose në mënyrë jo të drejtpërdrejtë