Albin Kurti nuk kalon, nuk i merr votat për formimin e Qeverisë

Albin Kurti nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë në ardhje. Në votim ai mori 56 “për”, 52 kundër dhe 4 abstenime, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se përgjegjësia kalon te presidentja e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emëroj kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë

